Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar për përfshirjen e lumit Vjosa në programin “Njeriu dhe Biosfera”.
Rama bën të ditur se UNESCO tashmë ka bërë shpalljen e lumit Vjosa si zonë me vlerë botërore natyrore, transmeton Dukagjini.
“Njeriu dhe Biosfera” është një program shkencor shkencor ndërqeveritar që synon të krijojë një bazë shkencore për përmirësimin e marrëdhënies midis njerëzve dhe mjedisit të tyre.
Po ashtu qëllimi i këtij programi është mbrojtja e ekosistemeve natyrore të menaxhuara duke promovuar dhe zhvillimin ekonomik.