Lushaku-Sadriu kritikon Vetëvendosjen: Partisë së parë i takon të prodhojë zgjidhje, jo emra përçarës

Jehona Lushaku-Sadriu, deputetja e LDK-së, në emisionin Five në RTV Dukagjini ka folur rreth lojës së Vetëvendosjes me kandidatët për kryetar të Kuvendit të Kosovës, pasi as sot, në seancën e thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, kandidati i shumicës parlamentare, Hekuran Murati, nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeparlamentar.

Ajo ka thënë se LDK nuk është befasuar me emrin e propozuar nga VV për kryeparlamentar, mirëpo sipas saj pritjet ishin që VV të propozonte një kandidat i cili do të merrte shumicën e votave dhe do të dilet nga kjo situatë e krijuar.

“Kjo ishte vetëm një dëshmi e radhës që Lëvizja Vetëvendosje nuk po mund të gjejë, të sigurojë vota ose shumicë për ndonjërin nga kandidatët e saj”, tha ajo.

“Ne si LDK i kemi dhënë qëndrimet tona të qarta. Vërtet mendojmë se në një shtet demokratik, një partie që del e para nga zgjedhjet i takon jo vetëm përgjegjësia, por edhe përpjekjet maksimale për të arritur një marrëveshje politike që do të siguronte shumicën dhe do të mundësonte konstituimin e Kuvendit”, ka shtuar ajo.

Lushaku-Sadriu më tej u shpreh se LDK ka dhënë qëndrimet e veta se nuk do të jetë pjesë e bashkëpunimit me VV, por sipas saj partia e parë mund të vazhdojë përpjekjet me cilëndo parti tjetër politike.

“Ajo që është e rëndësishme në një sistem demokratik është që partia e parë të prodhojë një zgjidhje”, tha ajo, duke shtuar se propozimet e VV-së deri më tani janë figura polarizuese dhe kjo nuk i kontribuon çështjes, sepse gjatë qeverisjes Kurti ata kanë qenë persona kyç dhe përgjegjës për shumë procese dhe afera të ndryshme.

“Duke propozuar emra të tillë, i kontribuon një përçarjeje të mëtejshme”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika