Lushaku-Sadriu: LDK i dha leksion demokracie Kosovës dhe më së shumti Albin Kurtit

Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në një linjë direkte në Debat Plus, ka thënë se a e kupton apo jo LDK-në Albin Kurti nuk është preokupimi i tyre.

Ajo ka theksuar se LDK-ja i ka dhënë një leksion demokracisë së Kosovës, por mbi të gjitha Albin Kurtit.
“Me gjuhën, me diskursin, me sjelljen ndaj të tjerëve, ndaj oponentëve politikë, ndaj përçarjes dhe mënyrës se si e ka përçarë shoqërinë kosovare, nuk shkohet përpara,” ka deklaruar ajo.

“Prandaj, si LDK e kemi refuzuar pushtetin për të mirën e Kosovës dhe për një mësim që do t’i shërbejë për gjatë edhe shtetësisë sonë dhe mënyrës së sjelljeve të të gjitha partive politike,” ka shtuar Lushaku-Sadriu.

Më tej, deputetja ka thënë se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë fyer për katër vite, gjë që, sipas saj, nuk e ka bërë asnjë parti para tyre.

Ajo e ka akuzuar Kurtin për sjellje të papranueshme, madje edhe ndaj miqve ndërkombëtarë të Kosovës.
“Sjelljet e tij kanë qenë të papranueshme edhe për shumë miq tanë ndërkombëtarë. I ka humbur aleancat dhe na ka futur në sanksione. Kaq shumë shteti i Kosovës nuk ia ka borxh asnjë personi në Kosovë, e Kurtit edhe më pak,” ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika