Lushaku-Sadriu: Nuk dihet nëse deputetët renditen njësoj, në llogaritë tona s’ka shumicë parlamentare

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, vlerëson se janë dashur mbi 8 muaj që do të duhej të implementohej idea e Qeverisë së Uniteti.

Megjithatë, Lushaku-Sadriu në “Debat Plus” në TV Dukagjini, u shpreh se në çfarëdo mënyre votat e shumicës parlamentare mungojnë.

“Po shihet tash që pas një krize politike 8-mujore kur vendi ka hyrë një krizë të madhe ekonomike dhe kontesteve kushtetuese jemi kthy tek ideja jonë e LDK-së për një qeveri të unitetit dhe tranzicionale deri në zgjedhjen e presidentit në pranverë të vitit të ardhshëm. Këtë kemi mund shumë më herët që ta implementojmë, por sot jemi kthy në atë pikë. Është mirë të kuptohet se gjendja është kritike në kuptim që nuk duhet të humbim kohë dhe vendi të shkojë në zgjedhjet tjera pasi ka mungesë të shumicës në Kuvend – në çfarëdo mënyre që provojmë votat mungojnë duke ditë edhe deklarimet e partive tjera. Edhe tash mund ta dëshmojnë këtë, por numrat nuk po arrijnë që t’i bëjnë”, u shpreh Lushaku-Sadriu.

Tutje, deputetja u shpreh se në llogaritë e LDK-së nuk ekzistojnë numrat pasi nuk e dinë nëse deputetët e të gjitha grupeve renditen njësoj.

“Në llogaritjet tona nuk ka numra, në asnjë moment nuk mund të llogarisë se të gjithë deputetët e të gjitha grupeve renditen njësoj, në këto matematika nuk kemi parë numra, do të vijnë afatet kushtetuese dhe do të shohim përpjekjet e atyre që kanë thënë se i kanë numrat. Por, për LDK-në është e rëndësishme që në mënyrë efikase të përcaktohen datat që shkojmë në zgjedhje dhe besoj se do të krijohen alternativa politike që japin efekte pozitive për shtetin tonë”, u shpreh ajo.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika