Lushtaku: Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën vetëm përçarje e sanksione

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se Skenderaj mbetet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe trashëgimtaren politike të saj, Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se Skenderaj nuk mund të bashkëpunojë me ata që “Kosovën i sollën përçarje, sanksione ndërkombëtare dhe tensione me aleatët”.

Lushtaku ka përmendur ndërprerjen e projektit të furnizimit me ujë në Brus, moskompensimin e dëmeve nga vërshimet e 19 janarit 2023 dhe mungesën e projekteve infrastrukturore nga qeveria aktuale.

“Skenderaj nuk është e nuk do të bëhet kurrë me ata të cilët sapo erdhën në pushtet, na e ndalën projektin e furnizimit me ujë në Brus, i cili do të zgjidhte problemin e furnizimit me ujë për qytetin dhe fshatrat e Skenderajt, e të cilët sot pa fije turpi premtojnë “Pendën e Kuqicës”.  Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që as FSK-në nuk e dërguan kur ndodhi fatkeqësia natyrore e vërshimeve e 19 janarit 2023, e nuk kompenzuan mbi 10 milionë euro dëme në infrastrukturë publike e private. Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që nuk mbahen mend për asnjë projekt infrastrukturor e zhvillimor në Kosovë. Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën vetëm përçarje, sanksione ndërkombëtare e prishje me aleatët tanë ndërkombëtarë, ShBA-të e BE-në, me të cilët Hashim Thaçi e Ushtria Çlirimtare e Kosovës krijoi miqësi nga malet e Kosovës në vitin 1998”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Të dielën, Lushtaku zhvilloi tubime në Polac, Klinë të Epërme, Marinë dhe Makërmali.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika