“Ma mirë t’më kishin vra, se me metë gjallë e për gazep”, rrëfimi i të mbijetuarës së dhunës seksuale

Në një rrëfim rrëqethës në Debat Plus, në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetët e luftës”, një grua e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ndau për herë të parë për publikun përjetimet e saj.

Ajo përshkroi me dhimbje ngjarjet që kishte përjetuar në fillim të luftës, kur ishte dëbuar me forcë nga shtëpia, e rrethuar nga forcat serbe dhe e detyruar të largohej edhe nga vendi.

E dhunuara tregoi sesi forcat serbe i mblodhën gratë dhe i futën në dhoma, ku i përdhunuan dhe torturuan fizikisht e psikologjikisht gjatë gjithë natës.

“Na rrethekun krejt, na rrethekun neve. Na ma s’guxojshim me ba za. Burrat i morën i qiten aqik. Ama ju dhanë pare, marka e ju dhanë, po apet i vrajten. Si hinum te *****, nashtaja ke ni zanin, aty në **** i kanë vra krejt”, ka thënë ajo.

“Vallahi me sy të mi i kam pa. Me sy të mi i kam pa pasha allahun. E do fmi thojshin: kuku na e vrajti babën! Dijshin. Thojsha, jo djali jem, jo, s’jau kanë vra babën. Po edhe ata krejt të vramë. Pasha një allah, reja shtatëzanë ish, i mjoshin shkelm e gjujshin qatje.

Kur shkum me një fshat qatje, thanë: hajde këtu, ka mjek me hy këtu. Na shtinen aty ni oborr, edhe na qaty po rrimë. Kur u bo ora, qashtu kah 7 a 8, hajde tha me hi mrena. Me gisht naj bojshin, ti, ti, ti, ti. Ni vajze 15 vjeçare ja patën këput gishtat.

Ja këputen gishtat. U munojke mu mbrojtë. Edhe unë bile qe ku e kam shejë këtu. Edhe unë u munojsha mu mbrojtë, po badihava. S’kishe kah mbrohesh prej tyne. Brimë e piskam, na shkojshin qishtu. Me ni dhomë ka tri-katër veta na shtishin, na dhashin diçka me pi, s’di si i bardhë ish kanë, drogë a çka u kanë ata, vec ma s’kena ditë kurgja, tu bërtitë, tu piskatë deri në mëngjes. Kur jam çu në mëngjes krejt e ç’veshtë.

Me thika, krejt kësajde e kam. E s’e di trupi që është i jemi. Krejt e pitë jam.  Deri në mëngjes qashtu kena nej, në mëngjes na lshun’, po ku me shku ashtu unë. S’kisha tesha, s’kisha kurgjo. S’kisha. Me një pelenë, ma dha një gru, u pshtjella. Kur shkum qatje një ven, dulën do gra, thashë oj gra a keni do kule a do diçka me m’gjetë bre se, thashë qe çka jam. U qyqet na, thanë, çka na paska gjetë, ato gratë. Thashë jo juve s’ju ka gjetë, po na ka gjetë neve, thashë.

M’i gjet ajo shoqja, krejt komplet, veshen e vetë ma dha. U vesha. Kur dulëm, po shkojna asfaltit, autobusat na marshin me na cu dikah (serbët). Na nuk guxojshim mas pari me shku kërkah. Hajde shkojna tash, tjetërkah me shku, nashta te ni xhami. Shkojshim te ajo xhami”, ka shtuar ajo.

“Ma mirë t’më kish vra se qysh jom metë gjallë e për gazep”.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Të fundit nga rubrika