Macron mban takim urgjent për krizën e protestave

Presidenti francez, Emmanuel Macron është takuar me ministra dhe zyrtarë të lartë të sigurisë për të diskutuar situatën në gjithë Francën

Presidenti francez, Emmanuel Macron është takuar me ministra dhe zyrtarë të lartë të sigurisë në qendrën e krizës emergjente të Ministrisë së Brendshme për të diskutuar situatën në gjithë Francën.

Në mesin e të pranishmëve janë Elisabeth Borne, kryeministrja franceze, Gérald Darmanin, ministri i brendshëm dhe ministri i drejtësisë Éric Dupont-Moretti, shkruan BBC.

Rreth 2.800 njerëz janë arrestuar gjithsej që nga vdekja e Nahelit më 27 qershor. Dislokimi masiv i policisë është mirëpritur nga disa banorë të frikësuar të lagjeve të shënjestruara dhe pronarë dyqanesh, dyqanet e të cilëve janë plaçkitur. Por, ky veprim ka zemëruar më tej ata që e shohin sjelljen e policisë si shkakun e krizës aktuale në Francë.

Qindra policë dhe zjarrfikës francezë kanë mbetur të plagosur nga trazirat që shpërthyen pas vrasjes së Nahelit, megjithëse autoritetet nuk kanë publikuar shifrat për të plagosurit në mesin e protestuesve. Në Guajanën franceze, një 54-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një plumb qorr.

Në natën e pestë të trazirave të shkaktuara nga vrasja e Nahelit, policia njoftoi se janë arrestuar 719 persona – në krahasim me 1311 arrestime një natë më parë – në mbarë Francën.

Protestuesit hodhën breshëri fishekzjarrësh dhe ndezën zjarre si barrikada, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika