Macron, Merz dhe Starmer do të takohen nesër para vizitës së Zelenskyt në SHBA

Presidenca franceze ka njoftuar se nesër, të dielën, do të zhvillohet një takim i “koalicionit të të vullnetshmëve” – aleatëve kryesorë evropianë të Ukrainës – në prag të vizitës së Presidentit Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Sipas Pallatit Elize, takimi nesër do të bashkëkryesohet nga Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Kryeministri britanik Keir Starmer, raporton CNN.

Takimi do të mbahet me video-konferencë dhe do të fillojë në orën 3 pasdite sipas orës lokale tha Presidenca franceze.

Do të jetë takimi i dytë brenda një jave i koalicionit, i cili u krijua më parë këtë vit për t’i ofruar Ukrainës garanci sigurie në rast të një armëpushimi.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika