Manastiri i Deçanit, Konjufca: Vendim i vështirë, por kjo tregon vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor

Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Glauk Konjufca u shpreh rreth vendimit për Manastirin e Deçanit, ku tha se ky ishte një vendim i vështirë, dhe pikërisht kjo tregon vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim kryetarin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë së KiE-së, që është njëherazi edhe deputet, si dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Francës, Bertrand Bouyx.

Në njoftimin e zyrës së Kuvendit thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua për votimin e 27 marsit, ku u miratua raporti që rekomandon se Republika e Kosovës duhet të ftohet të bëhet shtet anëtar në Këshillin e Evropës.

“Kryetari Konjufca u shpreh se mekanizmat dhe institucionet e shtuar në disponim për Kosovën, siç është edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, do t’ia rrisin edhe më tej punën dhe rezultatin pozitiv vendit tonë në gamën e vlerave të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Anëtarësimi në KiE nuk është përfundim, por fillim i një angazhimi edhe më të madh në këtë drejtim. Po ashtu, kryetari Konjufca u shpreh edhe rreth vendimit për Manastirin e Deçanit. Ai tha se ky ishte një vendim i vështirë dhe pikërisht kjo tregon vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor”, thuhet në njoftim.

Konjufca e falënderoi Bouyx për punën e tij dhe për mbështetjen e Francës si shtet partner, duke i shprehur mirënjohje për angazhimin që kjo fazë e parë për anëtarësimin e Kosovës në KiE të kalohej me sukses.

“Të dy u pajtuan se është e rëndësishme që të vijojë puna dhe angazhimi deri në përfundim të plotë të këtij procesi, së bashku me shtetet mike, pas të cilit Republikës së Kosovës i hapet rruga për arritje edhe më të mëdha në drejtim të ruajtjes, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut në vendin tonë”, vijon njoftimi.

Bouyx e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehu mbështetjen e tij për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, duke qenë shumë optimist se ky proces do të përfundojë me sukses.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika