Mane godet keq Bleron: Nëse po të mungojnë ish-bashkëshortet shprehu

Banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blero, ka folur lidhur me reagimin e tij që e ka pasur në Prime-n e kaluar.

Ai ka theksuar se tani e ka kuptuar formatin e spektaklit dhe është e pranueshme që në Prime të diskutohet veçmas për banorët e shtëpisë.

Bledi Mane drejtuar Bleros “desha të flisja si një psikolog, e para një herë nuk i ndalon banorët për të folur para krahëve apo pasë krahëve të tu, filozofia e lojës është e tillë. Filozofia është e atillë edhe intriga do të bëjnë, nëse ata bënë dallavere sot edhe ti nesër do të bësh dallavere për ata”.

Ndërsa, opinionisti Bledi Mane ka reaguar ashpër ndaj sjelljeve të Bleros, duke i thënë se ditëve të fundit është parë si personi më i palumtur në shtëpinë e BIG-ut.

“Blero, ti je personi më i palumtur në atë shtëpi këto ditë. Më vjen keq që po ta them, ti ke sjellje mbipolari. Ti sonte ke marrë rolin e moralistit. Mënyra se si flet ti sonte, të imponon të drejtën. Në ditët e tjera ke qenë i lodhur, i dashuruar, ke qenë nostalgjik. Kupa e sjelljeve tënde nuk është e njëtrajtshme herë lart, herë poshtë, herë ngjitesh në qiell. Ndoshta adrenalina e jote si këngëtar po të bën të pakontrolluar, ndoshta mosha ndoshta po plakesh”.

“Gjithsesi, energjia e ditëve të para të ka humbur. Ti e ke lënë vetën në rënien e lirë dhe të këshillojë të kthehesh në ditët e para. Dhe në qoftë se ndjen për dikë, shprehu. Në qoftë se të mungon një nga ish-bashkëshortet e tua, shprehu”, theksoi Bledi.

Ndërsa, Blero i reagoi duke i thënë se “shprehja e jote ish-bashkëshortet, nuk është korrekte”.

“Ti e ke lënë veten në rënie të lirë. Nëse të mungon njëra nga ish-bashkëshortet e tua shprehu ke banorët e ke dhomën e rrëfimit. Pra, ty të merr malli për ish-bashkëshorten, për ish-shokët e fëmijërisë, nuk të ofendon asnjë njeri as ty dhe as ish-bashkëshortet e tua”, ka thënë Mane.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika