Malisheva e ka pasur radhën të mërkurën për të pasur punë me Policinë dhe Prokurorinë.
Që nga mëngjesi, zyrtarët policorë të stacionit për rajonin e Gjakovës kanë intervistuar dhjetëra komisionerë dhe kryekomisionerë nga Malisheva, lidhur me dyshimet për manipulim të votave në këtë komunë.
Pas aksionit, Prokuroria mbajti konferencë për media, në të cilën u tha se këta persona dyshohen për veprën penale “falsifikim i rezultatit të votimit”.
E, ashpër me ata që dyshohet se manipuluan votat u tregua Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, Laura Pula, që tha se ligji do të zbatohet pa kompromis.
Në këtë konferencë kryeprokurori u pyet edhe për mundësinë që në hetim të përfshihen edhe kandidatët që kanë përfituar nga manipulimi me votat.
Ai nuk e mohoi një gjë të tillë, ndonëse tha se deri tash nuk është ndaluar asnjë nga kandidatët.
Ndërsa pas konferencës, Prokuroria bëri të ditur përmes një njoftimi se ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 15 kryesuesve, ndërkaq, 43 komisionerët do të hetohen në procedurë të rregullt.
E, detaje rreth deklarimeve që disa të pandehur bënë gjatë intervistimit, dhanë avokatët e tyre.
Për caktimin e masës e sigurisë, Gjykata pritet të thërras seancë brenda afatit ligjor.