Manja: Në Hagë nuk po gjykohen ish-krerët e UÇK-së, por lufta e tërë popullit

Ulsi Manja, deputet dhe ish-ministër i Drejtësisë në Shqipëri, në një lidhje direkte në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me protestën e nesërme në Tiranë me moton “Unë jam UÇK – Protestë gjithëkombëtare”.

Ai ka thënë se protesta e thirrur nga veteranët e UÇK-së dhe veteranët e luftës në Shqipëri kanë të gjithë “të drejtën e Zotit” të mblidhen nesër në këtë protestë në Tiranë.

“Jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha sheshet e Europës ku bota demokratike merr vendime për fatin e shqiptarëve,” ka deklaruar Manja.

Sipas tij, protesta e nesërme që do të mbahet në Tiranë ka vetëm një mesazh:

“Nuk mundet në Hagë, me provat e xhelatit, të gjykohet lufta e një populli të tërë për liri e pavarësi – lufta e popullit të Kosovës. Atje, në Hagë, nuk po gjykohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, por me provat e Beogradit po gjykohet lufta e drejtë çlirimtare e një populli të tërë.”

Manja shtoi se standardet me të cilat po gjykohen ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “bëjnë me turp jo vetëm drejtësinë ndërkombëtare, por edhe drejtësinë e çdo vendi demokratik”.

“Nuk mund të themelohet fajësi në atë gjykatë me prova të sajuara në Beograd. Nesër, në sheshin ‘Skënderbej’, duhet të përcillet mesazhi i qartë se komandantët që po gjykohen padrejtësisht atje nuk janë vetëm – pas tyre është një popull i tërë, janë shqiptarët. Kushdo që e quan veten shqiptar, pa dallim bindjesh politike, duhet të jetë aty”, ka përfunduar Manja.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika