Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se dy ushtritë shqiptare, FSK-ja dhe FARSH-i, janë duke e zhvilluar stërvitjen e përbashkët ushtarake “Fekeni 23”.
“Fekeni 23” është duke u realizuar në poligonin ushtarak në Biza të Shqipërisë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Qëllimi i kësaj stërvitje është të testoj kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore, terreni, dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje”, ka shkruar Maqedonci.
Ndryshe, 14 dhjetori i vitit 2018 shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë së shtetit të Kosovës.
Pesë vjet më parë, Kosova u bë me ushtri.
Vendimin madhor e morën deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me 106 vota pro dhe një abstenim, votuan tri ligjet që ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por pa iu ndryshuar emri.
Ligjet që u miratuan: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.
Në seancën për ushtrinë, nuk kishin marrë pjesë deputetët serbë, të cilët e kishin kundërshtuar transformimin.
Ky vendim i të zgjedhurve të popullit u cilësua si vendim historik, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës