Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Qendra për Studime Universitare (QSU) ka zhvilluar me sukses një ushtrim fushor 36-orësh, në kuadër të trajnimeve praktike për operacione mbrojtëse.
Sipas Maqedoncit, gjatë këtij ushtrimi kadetët kanë realizuar një sërë detyrash operative, duke përfshirë fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, operacione zbulimi si dhe mbrojtjen e zonës së caktuar, njofton Dukagjini.
Pjesë e aktivitetit kanë qenë edhe tre kadetë nga Kolegji Mbretëror “Saint-Jean” i Kanadasë, të cilët po ndjekin studimet për një semestër në QSU, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Ky aktivitet shërbeu për rritjen e gatishmërisë profesionale dhe përmirësimin e aftësive taktike të kadetëve, duke dëshmuar përkushtimin e QSU-së në përgatitjen cilësore të kuadrove të ardhshme”, ka shkruar Maqedonci.