Maqedonci: Serbia vazhdon të jetë autokratike, ajo mban lidhje me Rusinë

Më 17 prill, në një takim të mbyllur në OKB, do të merret në shqyrtim një projektrezolutë që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes i Kosovës, tha se rezoluta duhet të votohet, jo vetëm për gjenocidin që Serbia ka kryer në Bosnjë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

“Vuçiqi dhe politika serbe me vite të tëra janë krah Rusisë, dhe njëkohësisht proklamojë se janë të interesuar për integrimin në BE. Në vetvete Serbia vazhdon të jetë autokratike dhe vazhdon lidhjet me Federatën Ruse, në të njëjtën kohë pretendon se synon BE-në,” tha ai.

Sipas Maqedoncit, Vuçiqi, krahas zhvillimeve të luftës Rusi- Ukrainë, pret një rezultat për të marrë qartë anë. “Nuk përjashtohet asgjë (sulm) derisa në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, Kosova mbetet pjesë e saj, derisa nuk e njeh si shtet të pavarur, nuk përjashtohet mundësia e një sulmi kur Vuçiqi ta shohë të favorshme”.

“Rezoluta në OKB duhet të votohet, jo vetëm për faktin e gjenocidit që është zhvilluar në Bosnjë, por se serbët kanë zhvilluar gjenocid edhe në Kosovë, ku janë mijëra civilë të vrarë vetëm ose kanë pasur një përkatësi tjetër etnike nga ajo e serbëve”, tha Maqedonci në EuronewsAlbania.s

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika