Maqedonci takon kolonelin turk: U sigurova se bashkëpunimi i shkëlqyer do të vazhdojë

Me anë të një postimi në Facebook, Ministri i Mbrojtjes , Ejup Maqedonci ka shkruar se nga takimi u sigurua që bashkëpunimi i deritanishëm në mes Kosovës dhe Turqisë do të vazhdojë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar atasheun e mbrojtjes të Republikës së Turqisë, kolonel Çağdaş Akif Kahraman.

Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci ka shkruar se nga takimi u sigurua që bashkëpunimi i deritanishëm në mes Kosovës dhe Turqisë të vazhdojë për përmbushjen e planeve bilaterale në mes të dyja vendeve.

“Turqia është njëri ndër shtetet aleate të Republikës së Kosovës dhe gjatë takimi që zhvillova sot me atasheun e mbrojtjes të Republikës së Turqisë, kolonel Çağdaş Akif Kahraman, u sigurova se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë për të përmbushur planin bilateral dhe synimin e Ministrisë së Mbrojtjes në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partneritetit ndërmjet të dyja shteteve”, ka shkruar Maqedonci.

Ndryshe, ishte e diela e 16 korrikut kur arma më e rëndë që e posedon Kosova u bënë dronët Bayraktar TB-2.

Me shpejtësi rreth 220 kilometra në orë, droni turk në qiell mund të fluturojë mbi 27 orë pa ndërprerë.

Se sa dronë i ka blerë Kosova nga Turqia nuk dihet, por “Bayraktar-i“ turk është prezantuar zyrtarisht në njërën nga bazat e FSK-së.

Ardhja e dronëve “Bayraktar” në Kosovë ishte rezultat i një marrëveshjeje dhe jo një donacioni, ka deklaruar ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika