Maqedonia e Veriut në heshtje zgjedhore

Në Maqedoni, nga mesnata (00:00) filloi heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor.

Gjatë kësaj periudhe ndalohet çdo formë e fushatës zgjedhore. Qytetarët pritet të votojnë për përfaqësuesit e tyre lokalë në komuna dhe qytete. Heshtja zgjedhore zgjat deri në përfundim të procesit të votimit. Institucionet apelojnë për respektim të rregullave dhe një proces të qetë demokratik.
Nga ana tjetër, KSHZ ka bërë të gjitha përgatitjet për materialin zgjedhor, ndërkaq të shtunën – 18 tetor votojnë të pamundurit dhe të burgosurit.

Ministria e Punëve të Brendshme ka siguruar qytetarët se do të vëzhgojë situatën, madje ka paralajmëruar edhe përdorimin e dronëve.

“Në përputhje me vlerësimet e bëra dhe planet e përcaktuara në ditën e zgjedhjeve, nëpunësit policorë do të jenë të pranishëm pranë vendndodhjeve të vendvotimeve, si dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike. Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde materiale – teknike, ekipe mobile dhe punë në pika të caktuara, si dhe do të përdoret teknologji moderne – dronë për kontrollin ajror, me qëllim reagimin më të shpejtë dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të duhura në rast incidentesh”, kumtoi MPB-ja.

Kurse në zyrën e Avokatit të Popullit, më 19 tetor, prej orës 7:00 deri ora 19:00, do të funksionojë linja falas e telefonit: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore./EO

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika