Masakra e Poklekut, familjarët: Padrejtësia po na shton dhimbjen

Kanë kaluar 24 vjet nga masakra në Poklek, ku u vranë e u djegën 53 viktima, në mesin e tyre një fëmijë 6 muajsh, por familjarët ende nuk kanë gjetur drejtësinë. Të zhgënjyer me institucionet, ata kanë thënë se mos gjykimi i krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë, vetëm po ua shton dhimbjen

Dhimbja i shtohet, e anëtarët e familjes i mungojnë çdo ditë e më shumë, Fadil Muqollit, të cilit forcat serbe 24 vjet më parë, i vranë gruan, 4 fëmijët, prindërit e familjarë të tjerë.

Kujtimet e dëshmitë e 53 anëtarëve të familjes, që frymën e fundit e dhanë në këtë shtëpi tre katëshe, i ruan ende me shumë kujdes, tek thotë se po mundohet të qëndrojë i fortë.

Fadil Muqolli, familjar ka thënë se “Është shumë e vështirë për neve me shpreh atë se cka na mungon, neve na mungojnë si anëtarë të familjes por jemi krenar se sado pak kemi kontribuar për lirin që e kemi, por duhet të e ruajmë këtë liri dhe të mos e harrojmë të kaluarën”.

Atë se çfarë përjetoi brenda këtyre mureve, nuk po mund ta heq nga mendja Lumnije Muqolli, e cila arriti t’i shpëtojë masakrës së 17 prillit të 1999, bashkë me vajzën 3 muajshe në krahë.

Lumnije Muqolli, e mbijetuar e masakrës në Poklek ka thënë se “Kur e kam pa veten kur jam çu e kam pa të përgjakur, vetë jam e plagosur në dore, edhe e kam pas çikën në dore dhe nuk e kam dit a është gjallë ajo edhe jam qu kam thënë qohuni kush jeni të gjallë, edhe qaty me ka ardh një forcë, por kur jam mundu me u çu nuk kam mujt, s’kam mujt as me ju dhënë ndihmë askujt”.

Lumnija së bashku me Fadilin edhe në këtë përvjetor thirrjen për institucionet e kanë të njëjtë, sepse edhe më tutje nuk janë vënë para drejtësisë kryerësit e kësaj masakre.

Por, për dëshmitë që i rezistuan kohës, nuk u interesua askush nga institucionet hetuese vendore.

Fadil Muqolli, familjar ka thënë tutje se “Sot e kam përvjetorin e familjes, është përvjetori i 53 njerëzve të vrarë më duhet të them edhe pse më dhemb zemra e shpirti, por drejtësia është në komë, uroj që do intervenojnë institucionet dhe do të bëhet diçka, sepse nuk duhet të e harrojmë të kaluarën sepse kur e harrojmë të kaluarën nuk kemi të ardhme”.

53 anëtarë të familjes Muqolli, Cerraku, Elshani dhe Hoxha, u vranë e më pas trupat e tyre u dogjën brenda kësaj shtëpie, prej tyre 23 fëmijë, më i vogli 6 muajsh.

 

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika