MAShTI refuzon 5 mijë e 336 aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka njoftuar se deri më tani ka refuzuar 5 mijë e 336 aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore, të dorëzuara përmes platformës e-Kosova.

Që nga hapja e platformës më 15 gusht 2025, janë pranuar gjithsej 203,865 aplikime, nga të cilat 200,679 janë përpunuar.

Prej këtyre, 195,343 aplikime janë aprovuar, ndërsa 3,186 të tjera janë ende në proces verifikimi.

Afati i fundit për aplikim është 3 tetor 2025, ora 23:59.

“Për të gjithë ata që ende nuk e kanë plotësuar aplikimin e tyre, ky është njoftimi i fundit për të përfituar nga mundësia e subvencionimit. Pas këtij afati, pra nga ora 00:00 e datës 4 tetor, aplikimet nuk do të pranohen më dhe platforma do të mbyllet. Që nga hapja e platformës më 15 gusht 2025 janë pranuar 203,865 aplikime, janë trajtuar 200,679 aplikime, prej tyre janë aprovuar 195,343, janë refuzuar 5336 aplikime, ndërsa në proces të verifikimit mbesin edhe 3186 aplikime”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika