Mashtron mërgimtarin duke ia marrë 750 euro, dënohet më 100 ditë burgim dhe 200 euro gjobë

Pranoi se përmes ‘Facebook-ut’ mashtroi mërgimtarin duke ia marrë 750 euro, dënohet me 100 ditë burgim me kusht dhe 200 euro gjobë

Ilustrim

Një person është dënuar me 100 ditë burgim me kusht dhe 200 euro gjobë, pasi i njëjti ka pranuar se në korrik të vitit 2020, përmes rrjetit social “Facebook”, e ka mashtruar të dëmtuarin me inicialet N.Sh, i cili gjendej në Milano të Italisë.

I akuzuari P.B., thuhet se kishte hapur një e-mail të rremë me emrin e një kushëriri të të dëmtuarit, duke thënë se ndodhet në burg në Kosovë dhe se i duheshin 800 euro për të dalë nga burgu, me ç’rast nga i dëmtuari pranon 750 euro.

Aktgjykimi në fjalë është shpallur më 28 shtator të vitit të kaluar, nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Behar Yemri, pasi i akuzuari P.B. e ka pranuar fajësinë për veprën me të cilën ndarkohej, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, i akuzuari e kishte hapur një e-mail të rremë me emrin “L.L.” dhe të dëmtuarit i ishte paraqitur se kinse është kushëriri i tij me emrin Sh. dhe se ndodhet në burg në Kosovë ku i kishte kërkuar para në shumë prej 800 euro, kinse për të dalë nga burgu.

Ilustrim

Në këtë rast, në aktakuzë thuhet se i dëmtuari i beson të akuzuarit dhe ia dërgon shumën prej 750 euro, me ç’rast i akuzuari ka marrë këto para në filialin e “Money Gram”.

Me këtë, P.B. akuzohej se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika