Maturantët në Shqipëri më dobët në gjuhën shqipe se në gjuhën e huaj

Notat e provimit të dytë të maturës shtetërore në Shqipëri, në Gjuhën shqipe dhe Letërsi, u publikuan këtë mbrëmje në faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Sipas të dhënave nga portali studentor rezulton se 365 maturantë janë ngelës pasi kanë marrë notën 4.00, ndërsa vetëm 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.

Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% ndërsa nota mesatare është 6.87. Duket se maturantët kanë pasur performancë më të dobët në gjuhë shqipe se në gjuhë të huaj.

Provimi i parë ishte ai i gjuhës së huaj, që u zhvillua në 3 qershor. Në 10 qershor, u zhvillua provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe në 17 i matematikës. Ndërkohë, maturantët do të mbyllin sezonin me provimin me zgjedhje në 24 qershor./KP

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika