Maxhuni: Dëmet nga vërshimet në Mitrovicë tejkalojnë shifrën 14 milionë euro

Drejtori i emergjencave në Komunën e Mitrovicës së jugut, Bahtir Maxhuni ka thënë se shifra e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Mitrovicë tejkalon 14 milionë euro

Vërshimet në Mitrovicë

Vërshimet që ndodhën nga mesi i janarit kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe dy komunat më të prekura janë Mitrovica dhe Skenderaj.

Raportet përfundimtare pritet të dorëzohen në fund të javës së ardhshme.

Drejtori i emergjencave në Komunën e Mitrovicës së jugut, Bahtir Maxhuni ka thënë se shifra e dëmeve tejkalon 14 milionë euro.

“I kemi mbledhur të gjitha të dhënat dhe tash jemi duke i mbushur formularët për sektorët e caktuar dhe raportet përfundimtare ende nuk i kemi dorëzuar, pasi kërkohen të dhëna të caktuara për dëmet në terren”, ka thënë Maxhuni.

Tutje, Maxhuni ka theksuar se Qeveria ka një njoftim se përafërsisht dëmet e shkaktuara në komunën e Mitrovicës janë mbi 14 milionë euro, por sipas tij kjo shifër mund të ndryshojë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika