Mbahet funerali i Ivana Trump në New York

Ish-bashkëshortja e Donald Trump, Ivana Trump vdiq javën e kaluar në moshën 73 vjeçare, ndërsa funerali i saj është mbajtur të mërkurën në New York, duke mbledhur familjen në një tubim të rrallë publik

Pamje nga funerali

Funerali i ish-bashkëshortes së Donald Trump, është mbajtur të mërkurën e 20 korrikut në New York, duke bashkuar të gjithë familjen në një tubim të rrallë publik.

Ivana Trump, vdiq javën e kaluar në moshën 73 vjeçare, për të cilën është raportuar së ka rënë nga shkallët e apartamentit të saj në Manhattan.

Në mesin e të pranishmëve ishin tre fëmijët e Donald dhe Ivanës, Ivanka, Eric dhe Donald Trump Jr, transmeton BBC.

Pamje nga funerali

Dyshja kanë qenë të martuar për 15 vjet midis 1977 dhe 1992.

Ivana Trump, ishte me origjinë nga Çekosllovakia e atëhershme, një socialiste e shquar që ishte bërë objekt i interesit intensiv publik së bashku me Donald Trump gjatë viteve 1980 dhe 1990.

Pas ndarjes, Ivana Trump ka vazhduar të lansojë një linjë produktesh bukurie, bizhuterish dhe veshjesh.

Në funeralin e të mërkurës, tre fëmijët e Ivanës dhe Donaldit janë parë duke qëndruar së bashku pranë bashkëshortëve dhe familjeve të tyre, ndërsa makina e varrimit që mbante arkivolin ka mbërritur për ta bartur në kishën St Vincent Ferrer.

Pamje nga funerali

Kurse, ish-presidenti ka arritur në ceremoni veçmas së bashku me personelin e sigurisë.

Persona të tjerë u panë në funeral përfshirë zhvilluesin e pasurive të paluajtshme Charles Kushner, babai i Jared Kushner, stilisti malajzian Zang Toi, prezantuesja televizive Jeanine Pirro dhe George Wayne, një ish gazetar i Vanity Fair i njohur për intervistat e tij me të famshëm.

Në një deklaratë pas vdekjes së saj, familja e ka lavdëruar zonjën Trump si një “forcë në biznes” dhe “një bukuri rrezatuese, nënë dhe mike e kujdesshme”.

“Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe përqafoi këtë vend”, thuhet në deklaratë. “Ajo i mësoi fëmijët e saj për guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë.”

Vajza e saj, Ivanka, e lavdëroi nënën e saj si “shkëlqyese, simpatike, pasionante dhe qesharake keq”.

“Ajo modeloi forcën, këmbënguljen dhe vendosmërinë në çdo veprim të saj. Ajo e jetoi jetën në maksimum, duke mos hequr dorë kurrë nga një mundësi për të qeshur dhe kërcyer,” ka shkruar ajo

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika