Mbahet seanca fillestare për Masakrën në Mejë dhe fshatrat tjera të Gjakovës ku ishin vrarë 370 civilë

Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës, u lexua aktakuza nga prokurori Ilir Morina, ndërkaq gjykatësja Violeta Namani-Hajra njoftoi se të akuzuarit mund të bëjnë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.

Fillimisht, prokurori Ilir Morina tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për mbajtjen e gjykimit në mungesë ndaj 53 të akuzuarve.

Prokurori tha se për të akuzuarit janë lëshuar fletërreshtimet ndërkombëtare nga gjykatësi i procedurës paraprake, për sigurimin e tyre.

Morina kërkoi të zhvillohet gjykimi duke respektuar në tërësi të drejtat dhe liritë themelore.

Më pas, gjykatësja e rastit Violeta Namani-Hajra, tha se Gjykata ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke publikuar ftesën dhe aktakuzën në ueb-faqe të Gjykatës. Por, shtoi se prezent nuk është në sallë asnjë prej të akuzuarve.

Sipas saj, Gjykata është e bindur se janë bërë përpjekje për sigurimin e të akuzuarve, andaj Gjykata mori vendim që gjykimi të mbahet në mungesë.

Të akuzuarit do të mbrohen gjatë gjithë gjykimit nga mbrojtësit e tyre.

Më pas, prokurori Ilir Morina lexoi aktakuzën, ndërsa gjykatësja Namani-Hajra njoftoi se të akuzuarit brenda afatit prej 30 ditësh mund të bëjnë kundërshtimin e provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika