Mbahet takimi i parë i Bordit të AKK-së për vitin 2023, diskutohet për shtatë dokumente

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka njoftuar se është mbajtur takimi i parë i Bordit të AKK-së për vitin 2023, ku janë shqyrtuar raportet vjetore të vitit 2022 dhe planet për vitin 2023

Pamje nga takimi

Këtë të martë është mbajtur takimi i parë i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) për vitin 2023, ku janë shqyrtuar raportet vjetore të vitit 2022 dhe planet për vitin 2023.

“Në këtë takim të Bordit morën pjesë z.Agim Aliu, Kryetar i AKK-së, z.Imri Ahmeti, Zëvendëskryetari i AKK-së dhe Anëtarët e Bordit z. Xhafer Gashi, z.Sokol Haliti, z.Shaqir Totaj e z.Bali Muharremaj si dhe z. Sazan Ibrahimi Drejtor Ekzekutiv i AKK-së”, njofton Asociacioni i Komunave të Kosovës(AKK).

Gjatë këtij takimi është diskutuar për “Draft Raportin Tabelar të AKK-së 2022, Draft Raportin Narrativ 2022, Draft Raportin e Rekomandimeve të AKK-së 2022, Draft Tabelën e Trajnimeve e Qendrës së Trajnimeve 2022, Pasqyrën Financiare 2022, Propozim Planin e Punës 2023 dhe Propozim Buxhetin e AKK-së për vitin 2023”.

Takimi i parë i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) për vitin 2023

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka shqyrtuar dokumentet raportuese të punës dhe financiare për vitin 2022 dhe planifikimeve për vitin 2023 ku kanë analizuar dhe diskutuar veçmas për secilin prej tyre.

“Me këtë rast Anëtarët e Bordit të AKK-së kanë dhënë vërejtje, sugjerime dhe komente shtesë në secilin prej tyre dhe nëpër pjesë të caktuara të dokumenteve”, thuhet tutje në njoftimin e AKK-së.

Tutje, njoftohet se në fund të këtij takimi janë aprovuar dokumentet e trajtuara në këtë takim të Bordit të AKK-së.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika