Mbappe flet pas finales: Ne do të kthehemi

Kylian Mbappe, Francë

Sulmuesi kryesor i Francës dhe golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror 2022, Kylian Mbappe, ka reaguar për herë të parë pas humbjes kundër Argjentinës.

“Ne do të kthehemi”, ishin fjalët e vetme të tij pas lojës dramatike, e cila nga shumëkush po konsiderohet si njëra nga finalet më të mira në histori të futbollit.

Mbappe, shënoi “hatrick” në këtë ndeshje, por që nuk mjaftoi më shumë se ta dërgojë lojën në penalti.

Madje edhe aty, Mbappe u tregua i saktë nga pika e bardhë, për t’u “tradhëtuar”, më pas nga bashkëlojtarët e tij, të cilët i humbën dy penallti radhazi.

Në fund, lojtari francez e mori çmimin e këpucës së artë, si golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Sulmuesi francez e kishte fituar kupën e botës në kampionatin e kaluar, ku Franca e kishte mposhtur Kroacinë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika