Mbështetësit e BDI-së e bllokojnë selinë e VLEN-it në Shkup

Mbështetësit të BDI-së kanë bllokuar selinë e koalicionit, VLEN, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

Thirrjet e simpatizantëve të BDI-së ishin që përfaqësuesit e VLEN-it të mbyllin dyert dhe të shkojnë në shtëpi.

Gazetarja e Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, që po raporton nga atje, ka bërë të ditur se forca speciale të Policisë maqedonase kanë zbarkuar para selisë së VELN-it, për të parandaluar ndonjë eskalim të situatës.

“Tek selia e VLEN-ti në sheshin Skënderbeu në Shkup janë shtuar numrat e njësisë speciale të Policisë, pasi simpatizantët e BDI-së kanë ardhur para selisë së VLEN-it. Në momentin kur ishte paralajmëruar konferenca e Tarvarit dhe koalicionit VLEN. Turma po bëhen më e madhe dhe Policia është në gatishmëri që të mos kalojnë tek zyra e VLEN-it”, ka njoftuar Bylykbashi.

Për çdo zhvillim atje mund t’i ndiqeni drejtpërdrejt në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika