Mbi 100 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale

Në 24 orët e fundit janë ngritur 114 aktakuza për vepra të ndryshme penale, shtatë nga to janë për dhunë në familje

Prokuroria e Shtetit





Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 114 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 149 persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se shtatë prej tyre janë për dhunë në familje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 14 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe është bërë një kërkesë për caktim të masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një personi dhe dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kurse, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave për “Dhunë në familje” dhe një aktakuzë kundër tre personave për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Dëmtimi i pasurisë”.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika