Mbi 2,100 studentë certifikohen në Anglisht nga Arizona State University përmes UNI-Universum International College

UNI-Universum International College, në bashkëpunim me Arizona State University (ASU), ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në përgatitjen e studentëve në gjuhën angleze. Deri më sot, 2,130 studentë kanë ndjekur me sukses trajnimin dhe janë certifikuar në nivelet ndërkombëtare të gjuhës angleze, nga A1 deri në B2, drejtpërdrejt nga një prej universiteteve më të mëdha dhe më të njohura në SHBA.

Ky program ofron një mundësi unike për studentët kosovarë dhe të rajonit që të përgatiten sipas standardeve amerikane, duke fituar certifikata të vlefshme globalisht. Kjo arritje e bën UNI-në lider në ofrimin e trajnimeve gjuhësore me standard ndërkombëtar, duke rritur shanset e studentëve për punësim dhe studime jashtë vendit.

“Ky është vetëm fillimi i një rruge të re ku studentët tanë marrin jo vetëm arsimim cilësor, por edhe një trampolinë drejt një karriere ndërkombëtare,” u shprehën përfaqësues të UNI.

Me një partneritet të fuqishëm si ai me Arizona State University, studentët e Universum International College jo vetëm mësojnë gjuhën angleze, por marrin një avantazh real në tregun global të punës dhe në studimet e tyre të ardhshme.

📌 Apliko tani: universum-ks.org/kerko-info
📧 Email: aplikimet@universum-ks.org
📱 Viber & WhatsApp: +383 44 144 062