Mbi 60 autobusë nga Kosova drejt Tiranës, Gucati: Edi Rama do të marrë pjesë në protestë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka dhënë detaje lidhur me protestën që do të mbahet më 17 tetor në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ai ka njoftuar se vetëm nga shoqata e veteranëve dhe fëmijëve të dëshmorëve janë organizuar mbi 60 autobusë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Gucati ka bërë të ditur se ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, do të mbajë fjalim në protestë, ndërsa kryeministri Edi Rama pritet të marrë pjesë, por ende nuk dihet nëse do të flasë.

“Alferd Moisiu do të mbajë fjalim, po ashtu edhe Ali Ahmeti. Një familjar i një dëshmori do të jetë në mesin e folësve. Edi Rama do të marrë pjesë në protestë, por ende nuk e dimë me siguri nëse do të flasë. Jemi duke pritur sot ose nesër na lajmëron edhe për fjalim. Nuk besoj se do të na refuzon fjalimin të paktën, por krejt varet nga agjenda”, ka thënë ai.

“Ne nuk do të ndalemi me protesta, besoj që do të ketë edhe të tjera, në Kosovë njëherë jo, por në vende të tjera,” ka shtuar Gucati për media.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika