Mbi 860 të vrarë në Gaza vetëm gjatë luftës 12-ditore midis Izraelit e Iranit

Rreth 868 palestinezë u vranë në Gaza vetëm gjatë luftës 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit, sipas një llogaritjeje të BBC-së bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi.

BBC ka intervistuar disa banorë të qytetit Khan Younis, të cilët tregojnë përjetimet e tyre gjatë kësaj periudhe të dhunshme.

“Bombardimet izraelite u intensifikuan, dëmet u rritën dhe inkursionet u zgjeruan… ne vetëm ndjemë shkatërrimin”, ka thënë Nader Ramadan.

Sanaa Abu Mousa rrëfen se “gjërat shkuan nga keq në më keq”.

Familja e saj kishte vështirësi për të gjetur ushqim dhe u detyruan të largoheshin nga shtëpia për të kërkuar siguri.

Ndërsa Adel Abu Reda thekson mungesën e ndihmës dhe plaçkitjet: “Sendet po shiteshin me çmime të larta dhe civilët që përpiqeshin të merrnin ushqim, shpesh binin pre e zjarrit izraelit”./BBC

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika