Mbledhja e Komisionit për legjislacion

Është mbajtur mbledhje e rregullt në komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Mbledhje e kryesuar nga kryetari Adnan Rrustemi.

Komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, si dhe atij për Zgjedhje të Përgjithshme.

Komisioni vendos për miratimin në parim ose mosmiratimin e projektligjit. Në rast se komisioni përgjegjës miraton në parim projektligjin, ai fillon shqyrtimin dhe votimin nen për nen të tij dhe për çështjet që propozohen për t’i kërkuar mendim Këshillit për Legjislacionin ose komisioneve të tjera, vendos me votim nëse duhet t’u dërgohen ose të mos u dërgohen.

Gjatë mbledhjes janë propozuar 30 amandamente ku komisioni ka hartuar një raport, i cili votohet nga anëtarët e komisionit.

Komisioni, pas shqyrtimit ka përkrahur raportet me 30 amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike.

Për të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058, me Ligjin nr. 04/L-122, si dhe me Ligjin nr. 03/L- 073 për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256, si edhe për Projektligjin 08/L-83 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-08 për Verërat.

Në këtë mbledhje, komisioni ka përkrahur raportet me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për Mbeturinat, si dhe për Projektligjin nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-197 për Kimikate.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika