Mbledhja e Qeverisë nis me një minutë heshtje në nderim të viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka nisur mbledhjen me një minutë heshtje në nder të viktimave pas tërmetit në Turqi e Siri

Pamje nga mbledhja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në adresimin e tij në mbledhjen e 127-të qeverisë ka kërkuar nga kabineti qeveritar që mbledhjen të nisin me një minutë heshtje, në nderim të viktimave që humbën jetën në tërmetin tragjik të së hënës në Turqi e Siri.

“Jam i tronditur nga tërmeti që ka goditur Turqinë dhe Sirinë të hënën me më shumë se 9000 të humbura tragjikisht deri më tani, shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, Kurti ka theksuar gatishmërinë e Kosovës që të jetë në mbështetje të Turqisë në këto momente të vështira.

“Jemi pranë popullit turk me mbështetjen më të madhe. Kontigjenti i FSK-së, specialistët në kërkim, njësitet emergjente tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti”, ka vijuar Kurti.

Kurti ka ritheksuar se në shenjë solidarizimi me jetët e humbura nga tërmeti, dita e sotme është ditë zie shtetërore.

Në rend dite në këtë mbledhje, shefi i ekzekutivit ka thënë se do të jetë shqyrtimi i tri Projektligjeve, të cilat rrjedhin nga marrëveshjet në Procesin e Berlinit.

“Tri marrëveshjet e nënshkruar më 3 nëntor në kuadër të procesit të Berlinit do të shqyrtohen në këtë mbledhje, si Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (MASHTI), Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor (MASHTI)”.

Ai ka thënë se përmes këtyre lirive themelore bëhet avancimi drejt integrimit në BE.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika