Mbreti Felipe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes evropiane me ndihmën e NATO

Mbreti spanjoll Felipe VI bëri thirrje sot për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse evropiane me ndihmën e NATO-s, nga e cila, siç tha ai, varet në masë të madhe siguria e kontinentit.

Në një fjalim para studentëve gjatë një vizite në qytetin belg të Bruges, ai theksoi se është e nevojshme që kontinenti të përqendrohet në siguri dhe mbrojtje në mënyrë që të “shmanget lufta në tokën evropiane”, raporton portali “Razón”.

Mbreti Felipe paralajmëroi se kjo është “një kohë në të cilën multilateralizmi, atlantizmi dhe rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla po gërryhen qartë” , prandaj ai vlerësoi se bashkëpunimi i BE-së dhe NATO-s është veçanërisht i rëndësishëm.

“Hapi tjetër në projektin evropian, atë që ne vazhdojmë të ndërtojmë, është mbrojtja dhe siguria. Është një fushë e lidhur ngushtë, megjithëse jo gjithmonë e dukshme, me idenë e Evropës dhe mbijetesën e saj. Kjo është e pashmangshme për një projekt që lindi nga paqja, pas dy luftërave të tmerrshme botërore, por me një qëllim dhe aspiratë të qartë për të parandaluar që lufta të mbretërojë përsëri në tokën evropiane”, u tha ai studentëve.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika