Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale teksa janë mbyllur të gjitha vendvotimet në kohë dhe sipas parashikimeve të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 19:00 kanë votuar 32.15 përqind e qytetarëve, ose gjithsej 650,999 votues, njofton Dukagjini.
Nga gjithsej 2 milionë e 25 mijë e 105 persona që figurojnë në listën e votuesve, këto të dhëna bazohen në procesimin e 79.74 për qind të vendvotimeve.