Mbyllet aeroporti i Aalborgut pas incidenteve me dronë në Danimarkë

Aeroporti i Aalborgut në veri të Danimarkës është mbyllur pasi dronë të paautorizuar u panë në hapësirën e tij ajrore, ndërsa incidente të ngjashme u raportuan edhe në Esbjerg, Sønderborg dhe Skrydstrup, pa shkaktuar mbyllje.

Ngjarja pason ndërprerjen e fluturimeve në aeroportin e Kopenhagenit më herët gjatë javës për të njëjtin shkak, të cilin kryeministrja Mette Frederiksen e quajti “sulmi më i rëndë ndaj infrastrukturës daneze deri tani”.

Policia e Jutlandit të Veriut tha se dronët ishin të dukshëm nga toka dhe nuk përjashtoi mundësinë e një shakaje, por konfirmoi se po hetohej kush i kontrollonte. Kryeinspektori Jesper Bøjgaard Madsen paralajmëroi se nëse është e mundur, dronët do të rrëzohen. Tre fluturime u devijuan nga Aalborgu, që shërben edhe si bazë ushtarake.

Autoritetet daneze theksuan se nuk ka rrezik për pasagjerët apo banorët, por kërkuan shmangien e zonës. Kontrolli i trafikut ajror evropian njoftoi se operacionet në Aalborg do të mbeten të pezulluara deri të enjten në orën 06:00 lokale.

Incidentet ndodhin mes rritjes së tensioneve me Rusinë, e cila akuzohet për shkelje të hapësirës ajrore të Estonisë, Polonisë dhe Rumanisë – akuza që Moska i mohon. NATO dënoi veprimet, duke paralajmëruar se do të përdorë “të gjitha mjetet e nevojshme” për mbrojtje. Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte tha se Aleanca nuk është naive, ndërsa Donald Trump sugjeroi që aeroplanët rusë që shkelin hapësirat ajrore të rrëzohen.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika