Mbyllet për publikun gjykimi në mungesë ndaj serbit të akuzuar për krime lufte në Kosovë

Prokurori Morina deklaroi se nën supozimin ligjor që i akuzuari Raciq nuk e pranon këtë vepër penale pasi që i njëjti gjykohet në mungesë dhe meqenëse në këtë shqyrtim gjyqësor mund të diskutohen detaje lidhur me identitetin e viktimës, kërkoi që të mbyllet seanca

Fotografi ilustruese

Me propozim të prokurorit special, Ilir Morina, është mbyllur për publikun gjykimi ndaj të akuzuarit Dejan Raciq, i cili ngarkohet për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë.

Prokurori Morina deklaroi se nën supozimin ligjor që i akuzuari Raciq nuk e pranon këtë vepër penale, pasi i njëjti gjykohet në mungesë dhe meqenëse në këtë shqyrtim gjyqësor mund të diskutohen detaje lidhur me identitetin e viktimës, kërkoi që të mbyllet seanca, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori po ashtu shtoi se gjatë fazës së hetimit në rastin konkret, gjyqtari i procedurës paraprake kishte nxjerrë urdhërmbrojtje ndaj të dëmtuarës dhe kishin obligim ligjor që ta zbatojnë të njëjtin.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Raciq, avokati Osman Mehmeti, nuk e kundërshtoi propozimin për mbylljen e seancës.

Andaj, me aprovim të gjykatësit Vesel Ismaili, gjykimi vazhdoi i mbyllur.

Ndryshe, në këtë gjykatë, më 20 nëntor 2023, kishte filluar mbajta e gjykimit në mungesë edhe ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq, i cili po akuzohet për krime lufte në fshatin Reçak.

Gjykimi në mungesë parashihet me Kodin e Ri të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e ngritur më 27 nëntor 2023, Dejan Raciq akuzohet se në cilësinë e ushtarakut rezervist të Serbisë, në kundërshtim me rregulltat e të drejtës ndërkombëtare humanitare gjatë sulmit kundër popullatës civile shqiptare në tërë territorin e Kosovës, me përdorimin e dhunës dhe veprime tjera çnjerëzore, kishte kryer dhunim seksual nga gruas së nacionalitetit shqiptar.

Andaj, Raciq po akuzohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142 të Kodit Penal te Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si “Krime kundër njerëzimit” nga neni 143, paragrafi 1, nënparagrafi 1.7 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika