Mbyllja e degëve të bankës serbe në veri, ndali pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, thotë ish-ministrja

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka komentuar aksionin në veri, ku u mbyllën gjashtë degë të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë

Ish-ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla teksa ka komentuar aksionin në veri, ku u mbyllën gjashtë degë të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë, ka thënë se Kosova ka ndaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në “X”, Haradinaj-Stublla ka thënë se duke mbyllur pesë lokacione të degëve të paligjshme të bankave serbe në territorin verior të Kosovës, Kosova gjithashtu ka ndërprerë aktivitetet kriminale.

“Kosova gjithashtu ka ndaluar pastrimin masiv të parave për interesat personale të zyrtarëve të lartë të Serbisë (Partia SNS), ka ndërprerë aktivitetet kriminale (‘projektet’) të shpallura nga strukturat ilegale paralele të Serbisë, të financuara me para të gatshme nga dinarët serbë, të siguruara nga kompanitë në pronësi të Radoiçiqit, të sanksionuarit nga SHBA/Britania e Madhe, por që nuk u realizuan kurrë, rrjedhimisht, bllokimi i financimit të drejtpërdrejtë të terrorizmit të sponsorizuar nga shteti i Serbisë (përmes grupeve kriminale të Radoiçiqit) dhe gjithashtu financimin i valëve ekstreme ruse në kufirin tonë; thyer ciklin e shantazhit dhe frikësimit ndaj qytetarëve të ndershëm, serbëve të Kosovës në komunat veriore”, shkroi ajo.

“Përveç sa më sipër, tre nga pesë objektet e shënjestruara ishin uzurpuar ilegalisht nga strukturat ilegale të Serbisë që operojnë në veri pa paguar qira, dhe raportohet se janë pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, ka shkruar ish-ministrja.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika