Më 17 shkurt, në marshin “Drejtësi, jo politikë” do të interpretojnë Ilir Shaqiri, Lyrical Son dhe Arbnora Zogjani

Marshi qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerëve që po gjykohen në Hagë, do të shoqërohet edhe me interpretime artistike nga emra të njohur të skenës shqiptare.

Në këtë marsh do të performojë një nga emrat më të mëdhenj të muzikës burimore dhe patriotike shqiptare, Ilir Shaqiri. Gjithashtu, në skenë do të ngjiten edhe artistët Lyrical Son dhe Arbnora Zogjani.

Pjesëmarrja e tyre i jep marshit një dimension të fuqishëm kulturor dhe kombëtar, duke e shndërruar atë në një tubim qytetar të unitetit, dinjitetit dhe solidaritetit.

Marshi i 17 shkurtit pritet të jetë ndër mobilizimet më të mëdha qytetare të mbajtura ndonjëherë në Kosovë, me një mesazh të qartë: drejtësi të paanshme dhe respekt për vlerat e luftës çlirimtare.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika