Më 2024 KEK pagoi 75% të projektit që u shty për 2025, kosto shtesë për magazinim 637 mijë euro

Më 2024, Korporata Energjetike e Kosovës pagoi 41.8 milionë euro apo 75% së kontratës në vlerë 56.5 milionë euro për modernizimin e turbinave, projekti që u shty dhe nisi tek në Prill 2025. Po ashtu, Zyra Kombëtare e Auditimit gjeti se vonesa një vjeçare për nisjen e investimit, i kushtoi KEK-ut edhe mbi gjysmë milion euro shtesë për magazinimin e pajisjeve të blera

Krahas ndikimit në prodhim, vonesat në nisjen e punës për modernizimin e turbinave në Termocentralin Kosova B, i kanë kushtuar Korporatës Energjetike të Kosovës plot 637 mijë euro vetëm për magazinim e pjesëve të blera.

Derisa kontrata në vlerë 56.5 milionë euro me “General Electric”, parashihte që modernizimi i turbinave në njësinë B2 të niste në Maj 2024 dhe në njësinë B1 të niste në Maj 2025, ndërlidhja me projektin e elektro-filtrave shkaktoi vonesa.

Për rrjedhojë, punët në turbinën e B2-shit nisën tek në Prill të vitit 2025, teksa në tjetrën pritet të nisin në Maj 2026.

Si pasojë, Zyra Kombëtare e Auditimit gjeti se u krijua kosto shtesë për t’i ruajtur pjesët e kontraktuara.

“Meqenëse ishin krijuar rrethana specifike, ndërmarrja kishte realizuar një procedurë të negociuar me të njëjtin operator për “magazniminimin e pjesëve për një vit në depo”, duke lidhur kontratë në vlerë 637,200 euro për pajisjet e turbinës B2”Zyra Kombëtare e Auditimit

Për më tepër, ZKA-ja përmend se përkundër se punët nuk kishin nisur, vitin e kaluar KEK-u pagoi tri të katërtat e kontratës në vlerë 56.5 milionë euro.

Ndërmarrja deri në fund të vitit 2024, kishte kryer pagesa ndaj operatorit në vlerë 41.86 milionë euro (75% e kontratës). Sipas informacioneve, punimet për turbinën B2 kanë filluar në Prill 2025”Zyra Kombëtare e Auditimit

ZKA-ja mes tjerash në raportin për KEK-un theksoi se mos-realizimi në mënyrë të sinkronizuar i dy projekteve strategjike, modernizimi i turbinave dhe montimi i elektrofiltrave, përveç ndikimit operacional, krijon humbje në të hyrat e mundshme si dhe kosto shtesë të mirëmbajtjes ose maganizimit.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika