Kastriot Jahaj ka thënë se Kuvendi i Lidhja Demokratike e Kosovës është thirrur për përgjegjësi dhe se votëbesimi për Lumir Abdixhiku për të vazhduar si kryetar i LDK-së është bërë në një formë shumë demokratike.
“U bë me votim të fshehtë dhe delegatët kanë pasur shumë liri për të votuar, për t’u larguar ose për të qëndruar në krye të LDK-së”, ka thënë Jahaj.
Ai ka shtuar se çështja se si është organizuar Kuvendi dhe nëse forma e mbajtjes ka qenë në rregull, është adresuar më së miri nga vetë zyrtarët e LDK-së. Sipas tij, më shumë i ka bërë përshtypje reagimi, apo mungesa e reagimit, e disa zyrtarëve të kësaj partie.
“Mua më shumë më ka bërë përshtypje reagimi ose mosreagimi i disa zyrtarëve të LDK-së, sidomos i z. Avdullah Hoti, i cili kishte shpallur kandidaturën për ta udhëhequr LDK-në. Pra, kjo më ka bërë përshtypje, forma se si e kanë pranuar rezultatin, por duket se ka qenë demokratike”, ka thënë ai.