Pak para samitit kyç të BE-së, krerët e shteteve dhe qeverive ranë sot dakord për të nominuar Ursula von der Leyen për mandatin e dytë në postin e presidentes të Komisionit Evropian.
Dakordimi është arritur edhe për dy pozicione të tjera drejtuese, raportojnë mediat gjermane. duke iu referuar informacionet e tyre .Këtë vendim duhet ta konfirmojnë na liderët e BE-së, si dhe Parlamenti Evropian.
Nëse PE bie dakord me propozimet e krerëve të 27 shteteve dhe qeverive, Von der Leyen do të jetë presidente e KE për pesë vjet ardhshëm , ish-kreu i qeverisë portugeze Antonio Costa do të jetë president i Këshillit, Kryeministrja e Estonisë Kaja Kalas,do të jetë përfaqësuesja e re e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe siguri, funksionin i mbajtur më herët nga Josep Borelj.
Kështu është konfirmuar për BILD nga qarqe të afërta me negociatat.