Medvedev akuzoi SHBA-në për përshkallëzim lufte, përgjigjet ashpër Trump

Donald Trump i është kundërpërgjigjur Dmitry Medvedev, ish-presidentit rus dhe një aleat të Vladimir Putin, për thënien e tij se presidenti i Shteteve të Bashkuara “e ka shtyrë SHBA-në në një luftë tjetër” dhe se vendet janë “të gatshme ta furnizojnë drejtpërdrejt Iranin me kokat e tyre bërthamore”.

Duke shkruar në Truth Social, Trump tha: “A e dëgjova ish-Presidentin Medvedev, nga Rusia, duke përdorur fjalën “Bërthamore” dhe duke thënë se ai dhe vende të tjera do t’i furnizonin Iranit me koka bërthamore? A e tha vërtet këtë, apo është thjesht pjesë e imagjinatës sime?”

“Nëse e ka thënë këtë, dhe nëse konfirmohet, ju lutem më njoftoni menjëherë. Kjo fjalë nuk duhet trajtuar kaq lehtë. Mendoj se kjo është arsyeja pse Putini është ‘shefi’.”

Postimi i Trump erdhi pasi Medvedev akuzoi SHBA-në për përshkallëzim të ndjeshëm të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit me sulmet e saj ndaj objekteve bërthamore gjatë fundjavës. Zyrtarët rusë kanë ngritur vazhdimisht shqetësime në lidhje me përshkallëzimin dhe potencialin për pasoja bërthamore.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika