Mehaj e Maqedonci takojnë kolonelin amerikan: SHBA, partner i përhershëm strategjik

Në takimin në mes Mehaj, Macedoncit dhe kolonelit amerikan është shprehur gatishmëria e Ministrit Macedonci për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe SHBA-Së në fushën e mbrojtjes

Tashmë, ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i ri i këtij dikasteri, Ejup Maqedonci, e kanë pritur në takim kolonelin amerikan Mosley.

Në takim është shprehur gatishmëria e ministrit Macedonci për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe SHBA-Së në fushën e mbrojtjes.

Si jo rrallëherë, Mehaj ka potencuar rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjersa ka theksuar ndihmën e tyre në forcimin e ushtrisë së Kosovës.

“Së bashku me ministrin Maqedonci sot kemi pritur në takim atasheun amerikan kolonel Mosley. Në një frymë pozitive të takimit, kolonel Mosley i uroi detyrën e re ministrit Maqedonci, duke shprehur gjithë gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm si vazhdimësi e raporteve të shkëlqyera që kemi pasur deri më tani. Për ne, partner strategjik dhe i përhershëm do të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetjen e të cilëve kemi hedhur çdo hap drejt forcimit të ushtrisë dhe shtetit tone”, ka shkruar Mehaj.

Maqedonci është emëruar ministër i Mbrojtjes, pasi nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje Armend Mehaj.

Për Dukagjinin, nga Qeveria kanë deklaruar se arsyeja e dorëheqjes së Mehaj lidhet me gjendjen shëndetësore të gruas së tij, e cila është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë.

Sëmundja e gruas, arsyeja që Mehaj dha dorëheqje nga pozita e ministrit

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika