Sëmundja e gruas, arsyeja që Mehaj dha dorëheqje nga pozita e ministrit

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për dorëheqjen e Mehajt nga pozita e ministrit së Mbrojtjes. Në përgjigjen e qeverisë, thuhet se Mehaj dha dorëheqje si shkak i sëmundjes së gruas

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkak të sëmundjes së gruas së tij.

“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”, ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, të martën e tetë gushtit, zyrtarisht është konfirmuar dorëheqja e Armend Mehajt nga Ministria e Mbrojtjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Mehaj ka dhënë dorëheqje për shkaqe familjare.

Në vend të tij është emëruar ish–koloneli Ejup Maqedonci.

E konfirmon Kurti, Mehaj jep dorëheqje, në vend të tij emërohet Ejup Maqedonci

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika