Mehaj edhe Lambrecht diskutojnë për angazhimin e FSK-së në misione ndërkombëtare

Vizita e parë një udhëheqsi të Mbrojtjes së Gjermanisë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ishte ajo e Christine Lambrecht. Ajo ështtë pritur nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ku është thënë se bashkëpunimi ushtarak në mes të dyja vendeve ishte tema e diskutimit

Armend  Mehaj edhe Christine Lamberacht

Një ndër temat kryesore të diskutimit në mes të ministrit Mehaj dhe ministres gjermane Lamberacht, ishte ajo për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, dhe ndikimin që mund të ketë pasur agresioni rus në Ukrainë.

Mehaj i ka kërkuar homologes së tij që, Ushtria e Kosovës të jetë partnere ushtarake në misionet ndërkombëtare me ushtrinë gjermane, këtë duke zbarkuar së bashku në territoret paqëruajtëse.

Lambrecht ka thënë se Gjermania dhe Kosova janë partnere të besueshme dhe të sinqerta me njëra-tjetrën.

Kërkesat e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, nuk ishin ndalur vetëm në partneritetin e ngushtë ushtarak, por kërkesa  ishte më mëdha, që Kosova të jetë pjesë e familjes së madhe ushtarake, asaj të Organizatës Veri Atlantike (NATO).

Mehaj ka thënë se të dyja vendet ndajnë vlera të përbashkëta demokratike, ndërsa Lambarecht është shprehur se si tani, por edhe në të ardhmen, Gjermania do ta përkrahë Kosovën.

I pari i mbrojtjes ka falënderuar ministren Lambrecht, për kontributin e dhënë për ofrimin e sigurisë nga trupat gjermane, që janë pjesë e KFOR-it.

Në këtë takim është përmendur mundësia e ripërtrirjes së Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të të dyja vendeve si dhe nënshkrimi i Marrëveshjes SOFA.

Kosova dëshiron që të njëjtën marrëveshje që kishte bërë më Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta nënshkruajë edhe me ushtrinë e Gjermanisë për misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Ushtria e Kosovës në Kujvajt në misioni paqeruajtës, me ushtrinë Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika