Mehaj: Komandot tona stërviten në kushte të vështira dimri bashkë me forcat partnere

Ministri Mehaj ka thënë se komandot tona po stërviten në kushte të vështira dimri së bashku me 9 forca të vendeve të tjera, në Kars të Turqisë

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit me forcat turke, një kontingjenti i FSK-së së bashku me kolegët e forcave turke dhe forcave tjera të 8 vendeve partnere, është duke marrë pjesë në stërvitjen fushore “Winter Exercise’23”, që po mbahet në Kars të Turqisë.

Sipas tij, FSK-ja është duke marrë pjesë me një kontingjent të përbër me kapacitete të këmbësorisë së mekanizuar, mortajave, kërkim-shpëtimit dhe oficerë stafi, raporton Portali Dukagjini.

“Qëllimet e stërvitjes përfshijnë sigurimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në operacionin e kombinuar, testimin e aftësive luftarake të trupave, rritjen e sinkronizimit të zjarrit dhe manovrimit, trajnimin e trupave në tema kyçe si: dislokimi, shërbimi i ushqimit, veshmbathja, furnizimi dhe aktivitetet e mirëmbajtjes, mbijetesën, si dhe funksionimin e sistemit të komandës dhe kontrollit në dëborë dhe kushte të vështira dimri” ka thënë ndër të tjera, Ministri Mehaj.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika