Mehaj kujton viktimat e Holokaustit: Ne dhe izraelitët jemi dy popuj por me përvojën e njëjtë historike

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar viktimat e Holokaustit dhe ka thënë se "përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë: Mbijetesa përmbi përpjekjet e armiqve tanë për të na shfarosur"

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar viktimat e Holokaustit, të premtën e 27 janarit.

“Në kujtim dhe nderim për të gjitha Viktimat e Holokaustit, rikujtojmë se ne dhe izraelitët jemi dy popuj por me përvojën e njëjtë historike”, ka shkruar Mehaj.

Ministri Mehaj ka thënë se përvoja e dy popujve, shqiptar dhe izraelit, “bashkohen në një pikë: Mbijetesa përmbi përpjekjet e armiqve tanë për të na shfarosur”.

“Përballja jonë shekullore me shfarosjen ngadhënjeu me dhimbje shumë të mëdha dhe me fitoren e miqësisë e solidaritetit historik mes dy popujve tanë”, është shprehur tutje ai.

“Nën Besën tonë mbrojtëm hebrenjtë duke konfirmuar se “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut” Ne kujtojmë dhe kurrë nuk harrojmë!”, ka potencuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika