Mehaj në ShBA kërkon shpjeshtim të procedurave për blerje të armëve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në ShBA, ka kërkuar shpejtim të blerjeve të armatimeve për FSK-në





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se gjatë një takimi me ushtruesin e detyrës të Ndihmës Sekretarit të Ushtrisë për Blerje, Logjistikë dhe Teknologji në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, Douglas R.Bush, kanë diskutuar për nevojat e FSK-së, për ta shtuar armatimin.

“Furnizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës me pajisjet më moderne ushtarake është synimi ynë, andaj edhe gjatë takimit me ushtruesin e detyrës të Ndihmës Sekretarit të Ushtrisë për Blerje, Logjistikë dhe Teknologji në Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Douglas R. Bush, diskutuam rreth nevojave të FSK-së për armatime, rëndësisë së përshpejtimit të procedurave të prokurimit të këtyre pajisjeve, si dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit duke rritur numrin e trajnimeve, shkollimin e oficerëve dhe stërvitjeve të përbashkëta”, ka thënë Mehaj.

Mehaj, ka shkruar se i ka informuar zyrtarët amerikanë për ushtrimet e FSK-së

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi e njoftova dhe për përgatitjet intensive që FSK është duke zhvilluar sa i përket ushtrimit ” DEFENDER ’23”, ku FSK do të marr pjesë me mbi 1300 pjesëtarë, dhe ku pritet validimi i një regjimenti të këmbësorisë”, ka thënë ai.

Mehaj po ashtu ka theksuar se “FSK është e përkushtuar për plotësimin e të gjitha standardeve të NATO-s në fushën ushtarake, dhe po ashtu është gjithmonë e gatshme të marr pjesë në misione paqeruajtëse dhe humanitare përkrah aleatëve tanë”.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika