Mehaj në takim me admiralin Bauer: Bashkëpunimi ynë do të jetë gjithmonë në nivelet më të larta

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqin kanë takuar kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer. Në këtë takim ministri Mehaj njoftoi admiralin Bauer për situatën e sigurisë në vend dhe rajon

Pamje nga takimi

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj së bashku me zv.komandantin e FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqin kanë takuar kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer.

Në këtë takim, ministri Mehaj ka njoftuar admiralin Bauer për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, duke theksuar mbështetjen e Kosovës, si anëtare e Grupit të Kontaktit në Mbrojtje të Ukrainës, “me qëndrimin për të në të drejtën e plotë për të mbrojtur territorin dhe popullin e saj”.

“Ndër të tjera, Ministri Mehaj njoftoi se Republika e Kosovës ka ofruar ndihmën e saj në fushën e trajnimeve për Ukrainën në fushën e kërkimit shpëtimit, deminimit dhe në HAZMAT”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend, ai njoftoi Admiralin Bauer që jemi në koordinim të plotë me KFOR-in dhe partnerët tanë”.

Mes tjerash, ministri Mehaj ka shtuar se janë duke ngritur kapacitet vazhdimisht, “duke qenë të aftë jo vetëm ta mbrojmë vendin por edhe të marrim pjesë në misione paqeruajtëse me partnerët tanë ku do që kërkohet”.

Tutje Mehaj ka potencuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE, “të gjitha prokurimet tona realizohen me standarde të NATO-së dhë në bashkëpunim të ngusht me NALT”.

Ministri Mehaj ka riktheksuar se bashkëpunimi mes Kosovës dhe NATO-s do të jetë gjithmonë në nivelet më të larta.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika